Lajme
Mehaj publikon shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes për dreka

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të shtunë ka publikuar në Facebook shpenzimet e dikasterit që drejton për dreka dhe byfe, ndërsa ka krahasuar me ato të viteve të kaluara.
Bazuar në statistikat e publikuara nga Mehaj, del se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 18 mijë e 77 euro për dreka dhe 1 mijë e 158 euro për byfe në periudhën 2021/2022.
Sipas të dhënave, në vitin 2017/2018 nga kjo ministri kishin shpenzuar 32 mijë e 102 euro për dreka dhe 15 mijë e 675 për byfe.
Mehaj mes tjerash ka akuzuar disa media, për të cilat ka thënë se nuk kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të promovuar punën e Ministrisë së Mbrojtjes, ngase “më tepër kanë qenë të angazhuar në keqinformimin e publikut, si dhe keqinterpretimin e të dhënave”.
“..dua të ndaj me ta vlera të krahasueshme të cilat sipas vullnetit ndoshta edhe mund t’u shërbejnë për të parë pa ngarkesa ndikimesh anën pozitive të punëve që po kryhen, të cilat padyshim se do të jenë edhe më intensive muajve në vijim, sepse jemi zotuar para qytetarëve se do të fitojmë çdo betejë të nevojshme për të ngritur ushtrinë dhe shtetin në nivelin e pritshmërive të tyre, të krahasueshëm me çdo shtet evropian”, ka shkruar ai në Facebook.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor