Lajme
Mehaj i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk, Hulusi Akar, që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura, përcjell albinfo.ch.
Në reagimin e tij, ministri Mehaj ka uruar që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël.
Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.
Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.
Reagimi i plotë i Mehajt:
Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.
Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.
Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










