Kosova
Mehaj: Garda Kombëtare e Iowa-s dhe FSK-ja, një trup i vetëm
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në 10-vjetorin e bashkëpunimit mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pritur në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të kësaj garde, nga komandanti i saj, gjeneralmajor Ben Corell dhe stafi i tij.
Mehaj ka shkruar në Facebook se me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vjet në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Garda Kombëtare e Iowa-s dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më janë një trup dhe shpirt i vetëm.
Pritja në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, nga komandanti i saj gjeneral major Ben Corell dhe stafi i tij ishte emocion i veçantë.
Me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.
Me këtë rast para seminarit të përbashkët mes dy delegacioneve ushtarake, gjeneral Corell me njoftoi me disa kapacitete të aviacionit të tyre.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vjet, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të reja!
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










