Sport

Meha në mes dy zjarreve

Alban Meha ndodhet në një situatë jo shumë të lakmueshme. Ai nuk po ftohet nga Gianni De Biasi dhe dëshira e tij është që të ftohet në Kombëtaren shqiptare për Kampionatin Evropian.

Derisa kjo nuk po ndodh, përzgjedhësi i Shqipërisë, Albert Bunjaki ka thënë se ai i ka dyert e hapura te Kosova. Tashmë mesfushori i njohur shqiptar është duke menduar. Kështu ka thënë për “Panorama Sport”, përcjell albinfo.ch.

“Po, jam duke e menduar ftesën e Kosovës. Nuk kam folur ende me Bunjakin, por do të bëj së shpejti diçka të tillë për të parë se çfarë projekti dhe planesh ka për të ardhmen. Nuk po tërhiqem, por duke mos marrë asnjë ftesë dhe mos më kontaktuar askush për të më thënë pse nuk jam në Kombëtare, atëherë jam i detyruar të bëj një lëvizje të tillë. Më së paku e meritoj një shpjegim përse nuk thërritem në Kombëtare dhe uroj të mos jetë për arsye personale të trajnerit”, deklaroi Meha.