Sport

Meha drejt Arabisë

Mesfushori shqiptar, Alban Meha mund të ketë një aventurë të re në karrierën e tij, madje që ka befasuar tifozët shqiptarë. Ai karrierën mund ta vazhdojë në Arabinë Saudite, bën të ditur “Anadolu Bugun Spor”.

Meha luan në Turqi me Konyasporin dhe këtë sezon ka shkëlqyer, duke qenë pas Beshiktashit dhe Fenerbahçes, duke siguruar një vend në garat evropiane, dhe duke arritur të kualifikohet edhe në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, shkruan albinfo.ch.

Në 23 ndeshje sa ka luajtur, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë gola të tjerë. Konyaspor zë vendin e tretë në renditje. Skuadra arabe Al Nassr, i ka bërë një ofertë Mehës, ofertë që pritet ta pranojë mesfushori shqiptar. Al Nassr është kampion i tetëfishtë i Arabisë Saudite.