Kosova
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për kërkesën e QUINT-it për pezullim të vendimit për ndalimin e dinarit serb
Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë deklaratës së përbashkët të pesë shteteve të QUINT-it, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës “të pezullojnë” përkohësisht vendimin për ndalimin e dinarit serb.
Prej “Reuters, “Barrons”, e “Radio Free Europe”, kanë shkruar në atë se pesë fuqitë më të mëdha perëndimore i kanë bërë thirrje qeverisë së Albin Kurtit të shtyjnë vendimin që ata konsiderojnë se “do të ketë pasoja” te komuniteti serb,
“Pesë vende perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë kërkuar Prishtinës që të shtyjë një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës për të kufizuar të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në vend në euro nga 1 shkurti. Në një deklaratë, vendet, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britania tha se pezullimi i vendimit duhet të bëhet për të ‘lejuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik’. Për dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi dhe të injoruar me ngurrim nga Prishtina, banorët e 10 komunave me etnitet të madh serb janë kapur pas monedhës serbe”, shkruan RFE.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot do të shkojë në Beograd, ndërsa një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është paralajmëruar për në drekë.
Takimi mbahet pak ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.
Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këtë vendim, duke i kërkuar Kosovës konsultim me komunitetet. Dje, QUINT-i kërkoi pezullimin e këtij vendimi.
Të martën Lajçak do të vizitojë Prishtinën, konfirmohet nga burimet mirë të informuara në Bruksel, ai pritet të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Është kjo vizita e parë e të dërguarit të veçantë për dialog në këtë vit.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









