Sport
Mediat ndërkombëtare për fitoren e Shqipërisë
Fitorja historike e Shqipërisë me rezultatin 1:0 ndj Rumanisë është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare
Mediat ndërkombëtare kanë vënë në pah fitoren e parë dhe eliminimin e Rumanisë, pasi bëhet kështu ekipi i dytë që bën valixhet gati. Shqipëria mundi 1:0 Rumaninë dhe fitorja historike është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
“Shqipëria eliminon Rumaninë” shkruan “France Football”. Gazeta e njohur franceze nënvizon se Shqipëria reagoi pas dy humbjesh me Zvicrën dhe Francën.
“Shqipëria fiton, Sadiku në histori” shkruan “L’Equipe”. Sulmuesi i Vaduz është bërë lojtari i parë kuqezi që shënon një gol në fazën finale të një Kampionati Evropian.
“Shqipëria merr fitore historike”, raporton “The Guardian” dhe shton “tashmë kualifikimin për në fazën e eliminimeve do të varet nga rezultat e ekipeve të tjera”.
“Shqipëria në festë! Marrin fitoren e parë në Evropian”, është titulli i “Bild” për fitoren e kuqezinjve.
Kurse “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Rumani-Shqipëri 0:1, vendos Sadiku. De Biasi shpreson për një raund të dytë”.
Indexi kroat fillon me titullin “Shqipëria feston fitoren historike, rumunët shkojnë në shtëpi”.
“SHQIPËRIA mposhti Rumaninë me 1:0 në ndeshjen e tretë në Grupin A të Euro 2016. Një fitore e pabesueshme, e para në historinë e ngjarjeve të mëdha, e nënshkruar nga Armando Sadiku, në minutën e 43-të”, shkruan Index.hr.
“Jutarnji.hr”, fitoren e Shqipërisë, e titullon “Shqiptarët festojnë golin historik dhe fitoren”, teksa shkruan më tej se Shqipëria tash është fiksuar në vendin e tretë dhe ka gjasa reale për të shkuar më tej.
Kësisoj, britanikja BBC ka shkruar se “adhuruesit shqiptarë, ndër më pasionantët në evropian, me të drejtë mburren me Kombëtaren e tyre”.
Për pasionin ka folur edhe mediumi sportiv, Goal.com.
“Pasioni ndihmon Shqipërinë të tejkalojë Rumaninë”.
Reuters ka thënë se “sikurse në dy ndeshjet e para, ekipi i Shqipërisë ishte i disiplinuar, mirë i organizuar dhe me lojë të bukur”.
“The Guardian” ka thënë se “ekipi i Shqipërisë që bëri historinë, është bërë tashmë simbol uniteti i shqiptarëve”.
“Goli iArmando Sadikut i jep shpresë Shqipërisë dhe çon Rumaninë në Shtëpi”, ka shkruar tabloidi Daily Mail.
Kanë raportuar edhe mediat italiane, që fitoren e kanë lidhur me timonierin Gianni De Biasi.
“Shqipëria që besoi”, ka shkruar gazetari italian Di Marzio.
Tutto Sport ka shkruar: “Sadiku shënon, De Biasi ëndërron”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











