Shqiperia
Media gjermane: Shqipëria – destinacioni i ri turistik me male piktoreske dhe histori të pasur
Shqipëria – destinacioni i ri mesdhetar – ofron brigje të pacënuara, male të larta dhe një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë – Lumi i Vjosës. Një vend në lëvizje dhe me një trashëgimi të pasur kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Prisma”.
Vitet e fundit ka pasur një tendencë në rënie për të planifikuar udhëtime në vende të largëta për pushime.
Shqipëria – dikur një vend i izoluar – në kohën e komunizmit – tani po gёzon një reputacion si një destinacion i guximshëm, i pacenuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm.
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik.
Me plazhe që të lënë pa frymë, male piktoreske dhe një histori të pasur, vendi mesdhetar ofron një alternativë interesante kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të pushimeve, si Italia apo Greqia.
Shqipëria ofron gjithçka për çdo lloj vizitori. Nuk është çudi që Tirana dhe Riviera Shqiptare të bien në sy!
Bregu i Shqipërisë në detin Jon ofron të gjitha bukuritë tipike të rivierës mesdhetare, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.
Në veri, mund të shijoni peizazhin malor kryesisht të paprekur, me lumenj bruz që rrjedhin nëpër një horizont të pafund majash të mjegullta.
Në bregdet, ujërat blu të shndritshëm takohen me plazhet ranore të ndriçuara nga dielli, të ndara nga brigje shkëmbore dramatike, dhe në brendësi mund të zbuloni kulturën tradicionale shqiptare.
Dhërmiu është një nga vendet më magjepsës për pushime verore.
Plazh i gjerë me rërë, bare plazhi dhe një numër në rritje vendpushimesh.
Në fshatin e vjetër bregdetar po punohet për ruajtjen e traditës dhe paprekshmërinë e siteve kulturore.
Shtëpitë e vjetra po restaurohen dhe shndërrohen në hotele – duke ruajtur vlerat historike.
Vetëm aventurë! Ju mund të shijoni pamjet mahnitëse të Rivierës Shqiptare përmes një udhëtimi me varkë.
Kryeqyteti, Tirana, është i ri dhe plot gjallëri – ngjyrat e theksuara të mureve të ndërtesave largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.
Shqipëria ofron hotele të reja edhe në fshatrat e vjetër. Një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejta!
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













