Jeta në Zvicër
Më shumë se gjysma e rasteve sociale janë të huaj
Më shumë se gjysma e përfituesve të asistencës sociale janë të huaj në Zvicër.
285.756 persona kanë marrë ndihmë sociale në 2015-ën, duke përfshirë gjithashtu refugjatët e njohur dhe të pranuar përkohësisht që jetojnë në Zvicër për më pak se pesë apo shtatë vjet. Bëhet fjalë për 18 për qind më shumë se pesë vjet më parë. Sipas “20min”, numri i përfituesve zviceranë të asistencës sociale u rrit me 12 për qind, në 139,255, ndërsa numri i përfituesve të huaj me 25 për qind, në 146,501.
Në sektorin e refugjatëve, numri i përfituesve të asistencës u dyfishua nga 9440 (2010) në 20.130 (2015) brenda pesë vjetëve. Më shumë se gjysma e tyre erdhën nga Eritreja, të ndjekur nga nga Siria dhe Kina. Në vitin 2015, 51 për qind e të gjithë përfituesve të ndihmës sociale nuk kishin pasaportë zvicerane.
Kostoja e mirëqenies sociale po rritet në mënyrë të qëndrueshme: Një përfitues i ndihmës ekonomike ka marrë një mesatare prej 9880 frangash në vitin 2014. Në total, Konfederata, kantonet dhe bashkitë lëshuan 7.9 miliardë franga në vitin 2014 për ndihma sociale.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











