Kosova
Më shumë se 85 mijë vaksinime në Kosovë
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vijon vaksinimi kundër COVID-19. Sot në këtë qendër u vaksinuan mbi 350 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 1550 persona. Kurse deri më tani në përgjithësi janë kryer mbi 85 mijë e 300 vaksinime.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, tha se në sallën “1 Tetori” po vijon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytën, me të dy vaksinat, Pfizer dhe Astra Zeneca.
“Në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu në nivel vendi është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri më tani kemi mbi 350 të vaksinuar dhe bëhet fjalë për vaksinimin që janë me dozë të parë dhe njëkohësisht edhe vaksinimi me dozë të dytë, nga të dy llojet e vaksinave, qoftë Pfizer apo Astra Zeneca, flas për dozën e dytë. Ndërsa, në nivel vendi deri më tani kemi mbi 1550 të vaksinuar, e nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë e procesit të vaksinimit, kemi atëherë mbi 85 mijë e 300 të vaksinuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













