Lajme
Më shumë se 80 mijë turistë bllokohen në Kinë
Autoritetet morën vendim për izolimin e qytetit Sanja për shkak të shpërthimit të Covid-19
Shpërthimi i koronavirusit ka bërë që më shumë se 80 mijë turistë të mbesin të bllokuar në qytetin Sanja në Kinë. Autoritetet morën vendim për izolimin e qytetit për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Po ashtu, autoritetet kineze kanë anuluar të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me tren nga Sanja, pasi të shtunën janë konfirmuar 263 raste pozitive.
Siç shkruan REL, të gjithë udhëtarët duhet të kenë pesë teste negative në koronavirus, të kryera në shtatë ditët e fundit, në mënyrë që t’iu mundësohet dalja nga qyteti, transmeton Albinfo.ch.
Kina është ndër shtetet e pakta në botë që ende zbaton politikën e “zero rasteve me COVID”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ky shtet ka regjistruar më pak se 15 mijë vdekje me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë.
Megjithatë ka shqetësime për ndikimin e kufizimeve kaq të ashpra në ekonomi.
Kufizimet në Sanja, qytet në jug të ishullit Hainan, janë bërë të ditura në pikun e sezonit turistik./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










