Lajme
Më shumë se 50 për qind e punonjësve shëndetësorë në Gjenevë vijnë nga Franca
Edhe Franca po përballet me mungesën e personelit të kujdesit shëndetësor, kështu që autoritetet në rajonet fqinje franceze po mendojnë t’u kërkojnë studentëve të tyre të infermierisë që të rimbursojnë një pjesë të trajnimit të tyre nëse shkojnë për të punuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Objektet e kujdesit shëndetësor në rajonet kufitare – duke përfshirë spitalet, klinikat dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit – nuk mund të funksionojnë siç duhet për shkak të mungesës së personelit.
Shkaku kryesor i këtij problemi, raportojnë autoritetet rajonale, është “atraktiviteti që Zvicra dhe pagat e saj të larta ushtrojnë në zonat kufitare franceze”, të cilat hasin vështirësi për sa i përket mbajtjes së profesionistëve shëndetësorë.
Më shumë se 50 për qind e punonjësve të sektorit shëndetësor në zonën e Gjenevës vijnë nga Franca.
Për këtë arsye, zyrtarët francezë të kufirit po mendojnë që studentët infermiere të nënshkruajnë kontrata në të cilat ata angazhohen ose të qëndrojnë në Francë, ose të rimbursojnë një pjesë të kostos së trajnimit të tyre nëse zgjedhin të punojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











