Jeta në Zvicër
Më shumë gra me diploma universitare sesa burra në Zvicër
Siç tregon studimi, në Zvicër 65% e nxënësve të shkollave të mesme e bëjnë këtë (mesatarja e OECD-së: 44%)
Në Zvicër, gjatë dekadës së fundit, gratë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në arsimin e lartë: përqindja e femrave që kanë mbaruar arsimin e lartë është rritur dy herë më shumë se ajo e burrave.
Kjo do të thotë se më shumë gra në mes të moshave 25 dhe 34 vjeç kanë një diplomë universitare se sa meshkujt në të njëjtën grup moshe: pjesa e tyre është 51 për qind, ajo e meshkujve 49 për qind.
Kjo është ilustruar nga raporti i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim (OECD). Sipas studimit, hendeku midis dy gjinive është më i vogël se mesatarja e OECD-së, kjo është 12 për qind, përcjell albinfo.ch.
Raporti gjithashtu tregon se në Zvicër, më shumë të rritur kanë një diplomë universitare se mesatarja e vendeve të tjera: 21 për qind kanë një diplomë Bachelor, 19 për qind diplomë Master. Përveç kësaj, Zvicra ka përqindjen më të lartë të të rriturve me gradën e doktoraturës, përkatësisht tre për qind e popullsisë së rritur. Shumica e të rriturve, gjegjësisht 45 për qind, arrijnë arsimin e mesëm të lartë, si në vendet e tjera të OECD-së.
Çdokush që ka një diplomë universitare në Zvicër ka mundësi më të mira pune, sipas studimit. Megjithatë, paga nuk rritet aq fort sa niveli i kualifikimit si në vendet e tjera të OECD-së. Mesatarisht, një person me një gradë master ose doktoratë fiton 67 për qind më shumë në Zvicër se sa dikush me një diplomë të mesme II. Mesatarja e OECD-së është 91 për qind.
Megjithatë, trajnimi profesional ka një prioritet të lartë në sistemin arsimor zviceran. Siç tregon studimi, në Zvicër 65% e nxënësve të shkollave të mesme e bëjnë këtë (mesatarja e OECD-së: 44%). Pothuajse gjashtë nga dhjetë studentë, më së shumti nga të gjitha vendet e OECD-së, bëjnë një shkollim profesional.
Autorët e studimit kanë shqyrtuar gjithashtu shpenzimet publike të vendeve të OECD-së në arsim. Sipas kësaj, në Zvicër Qeveria Federale, kantonet dhe komunat kanë rritur shpenzimet për të gjitha nivelet e arsimit me 9 për qind ndërmjet 2011 dhe 2015. Mesatarja e OECD-së ishte pesë për qind.
Sipas njoftimeve, shumë vende investojnë kryesisht në nivelet e arsimit të lartë. Këtu, autorët e shohin potencialin për përmirësimin e mundësive të barabarta në arsim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










