Jeta në Zvicër
Më pak martesa, më shumë divorce në Zvicër
Më 2015 janë regjistruar 16.960 divorce, kjo do të thotë një rritje prej 1.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Numri i divorceve për herë të parë që nga viti 2010 është në rritje.
Në vazhdim të trendit, sipas Zyrës Federale të Statistikave (FSO), supozohet se për një ditë në dy nga pesë martesa është regjistruar edhe një ndarje, përcjell albinfo.ch.
Në gjithë Zvicrën u paraqitën dy divorce në 1000 banorë. Në dymbëdhjetë kantone, shumica e të cilave janë urbane, shifra ishte mbi mesataren zvicerane.
Kantoni me numrin më të madh të divorceve për banorë është Neuchâtel (2.5 ‰), ata me numrin më të vogël Appenzell (0.9 ‰).
Edhe martesa ka pasur më pak në Zvicër se vitin e kaluar: 41.900 çifte më 2015, ose 1.1 për qind më pak se në vitin 2014.
Edhe çiftet e të njëjtit seks kishin më pak gjasa për të regjistruar partneritetet e tyre: numri ra me 2.6 për qind, në 700.
19.800 fëmijë janë lindur jashtë martese – një rritje prej 7.1 për qind. Pothuajse çdo i katërti ose i pesti fëmijë është jashtë një martese, sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Në Neuchâtel çdo i treti fëmijë është i lindur nga një grua e pamartuar, në Uri, megjithatë, vetëm një në shtatë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









