Bota
“Më e keqja ende nuk ka ndodhur”: Macron, pesimist pas telefonatës me Putinin
"Pavarësisht rezistencës dhe pengesave, ai vështirë se do të zmbrapset nga ndjekja e planit të tij deri në fund"
Pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur pesimizëm për shanset e qetësimit të operacioneve ushtarake në Ukrainë. “Më e keqja nuk ka ardhur ende”, është shprehur Macron të enjten në një deklaratë të publikuar nga Pallati Elysée, raporton Focus.de.
Sipas Qeverisë franceze, qëllimi i qartë i Putinit është të vendosë të gjithë Ukrainën nën kontrollin e tij, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht rezistencës dhe pengesave, ai vështirë se do të zmbrapset nga ndjekja e planit të tij deri në fund. Megjithatë, ka indikacione se sanksionet e vendosura të BE-së kanë një efekt, ka thënë tutje Macron, në Paris. Sanksionet do të forcohen dhe do të plotësohen më tej.
Macron ka folur më pas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në telefon. Ai theksoi se Ukraina nuk do të dorëzohej. Nuk negocioni kur ua kanë vënë revolen në fyt”, ka thënë ai, sipas Élyséepalast.
Në parim, megjithatë, Zelensky ishte gati për diplomaci, por ishte i shqetësuar për viktimat civile të sulmit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim Gjestila Mehmetaj vazhdon të jetë një model frymëzimi për komunitetin shqiptar dhe për ata që kanë...
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë