Lajme
Mbushen strehimoret me refugjatë në Gjermani

Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, në Gjermani po vijnë gjithnjë e më shumë azilkërkues. Në disa rajone ka vështirësi me gjetjen e vendeve në strehimoret e azilit, kapacitetet e akomodimit kanë mbërritur në limite.
Në disa rajone të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vende për strehimin e azilkërkuesve nga vende të tjera dhe refugjatët e luftës nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur. Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e refugjatëve të ardhur këto javët e fundit, bëhet e ditur nga një sondazh i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.
Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të akomodohen. Për shkak se shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta./DW
E-Diaspora
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari Në qytetin e Pejës, një shtetas amerikan, pasagjer në një veturë të ndaluar për kundërvajtje në...
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
-
Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit