Jeta në Zvicër

Mbi timon edhe pse i ishte marrë patentshoferi: Kosovari provon të mashtrojë policinë

Ai kishte ndërruar vendet me personin tjetër që kishte në veturë, duke ia lënë atij vendin e vozitësit, për të vënë në lajthitje policinë

Me rastin e një kontrolli që ka bërë policia në rrugën automobilistike në afërsi të Dübendorf-it (Kantoni i Cyrihut) ka gjetur se një kosovar 44 vjeçar po voziste veturën përkundër faktit se atij më parë i ishte marrë patentshoferi!

Kur ka parë se policët ishin duke kontrolluar makinat në atë pjesë të rrugës, ai kishte dashur të mashtronte ata, duke devijuar qëllimisht pak para vendit ku bëhej kontrollimi, shkrun polizeinews.ch. Me atë rast ai kishte ndërruar vendet me personin tjetër që kishte në veturë, duke ia lënë atij vendin e vozitësit, për të vënë në lajthitje policinë. Pastaj janë paraqitur vetë te pika e kontrollimit, me vende të ndërruara, transmeton albinfo.ch. Por kontrolluesit nuk kanë rënë në lajthitje dhe kanë konstatuar se mbi timon kishte qenë pikërisht kosovari, i cili më parë ishte dënuar me dorëzim të patentshoferit.

Shoku i tij, një shtetas 47 vjeçar i Serbisë me këtë rast është arrestuar për ndihmën që i ka dhënë shokut të tij në mashtrimin e policisë.