Lajme
Francë: Mbi 90 mijë policë mobilizohen për të rritur sigurinë për natën e Vitit të Ri
Mbi 90 mijë policë në Francë janë angazhuar për të rritur sigurinë në vend në natën e Vitit të Ri.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se 6 mijë policë do të vendosen në Paris, në vendin që pritet të ketë mbi 1.5 milionë njerëz që marrin pjesë në festime në Champs-Elysees.
Tutje, ministri ka përmendur edhe kërcënime terroriste, për shkak të luftës Izrael-Hamas, ndërsa njoftoi se policia për herë të parë do të jetë në gjendje të përdorë dronët për siguri, dhjetëra mijëra zjarrfikës dhe 5000 ushtarë do të angazhohen gjithashtu, shkruan AP.
Ndryshe, në Francë sfida e sigurisë u theksua përpara Lojërave Olimpike të Parisit 2024 si dhe pas vrasjes së një turisti në një sulm me thikë pranë Kullës Eifel më 2 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










