Lajme
Mbi 40 milionë njerëz mund të vuajnë nga varfëria ekstreme
Pushtimi rus i Ukrainës do të shtyjë mbi 40 milionë qytetarë në kushte ekstreme varfërie për shkak të rritjes së kostove të ushqimit dhe energjisë, deklaroi Qendra amerikane për Zhvillim Global (CDG), pas një analize të gjendjes së krijuar në ish-republikën sovjetike.
Sipas institutit amerikan, që nga fillimi i konfliktit çmimet e lëndëve të para agro-ushqimore janë rritur mbi nivelet e regjistruara në vitet 2007 dhe 2010, kur, sipas Bankës Botërore, përkatësisht 155 milionë dhe 44 milionë njerëz përfunduan në varfëri ekstreme, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesit thonë se vendet më të rrezikuara për momentin janë ato që blejnë drithë direkt nga Ukraina dhe Rusia, të cilat së bashku mbulojnë mbi një të katërtën e eksporteve të të gjithë botës.
Ndërmjet tyre janë Egjipti, Indonezia, Bangladeshi, Pakistani, Azerbajxhani dhe Turqia.
”Çmimet në mbarë botën do të rriten deri në momentin që do të ketë një garë për produkte alternative”, sipas CDG-së.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










