Lajme
Mbi 25 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
Ka shkuar në mbi 25 mijë numri i jetëve te humbura si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ndërsa të plagosurit nga kjo tragjedi janë dhjetëra mijëra. Momentet dramatike kanë vijuar edhe përgjatë orëve të fundit, teksa nga rrënojat janë nxjerrë edhe dy gra, të cilat kanë qëndruar të bllokuara për më se 122 orë.
Më herët në provincën e Hatay, po ashtu dhe një grua bashkë me foshnjën e saj 10-ditëshe u nxorën gjallë nga rrënojat rreth katër ditë pas tërmetit. E teksa përpjekjet e grupeve të shpëtimit vijojnë pa ndalur, i ftohti i këtyre ditëve vështirësojnë kërkimet e mëtejshme dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar janë zbehur, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pranoi gjatë një dalje për mediat se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore dhe mund të ishin shpëtuar më shumë jetë. Situata paraqitet shqetësuese në të dy vendet, ku tashmë po krijohet një tjetër katastrofë njerëzore, pasi dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbetur pa banesa, pa ushqime dhe në të ftohtë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









