Fun
Mbi 100 mijë veta ndjekin në instagram çiftin e ri shqiptar
„Inshalla edhe 100 vjet me ty zemër“, i shkruan gruas së tij Mërgimes në rrjetet sociale djali me nënë italiane e baba shqiptar, në gjashtëvjetorin e lidhjes së tyre
Xhem dhe Megi Aliu janë aktualisht çifti më i lumtur shqiptar në Instagram. Ata kanë mbi 100 mijë përcjellës që i shohin me admirim fotografitë dhe videot e jetës së tyre që ata i ndajnë kohë pas kohe me ndjekësit e tyre.
Fama e këtij çifti të ri ka nisur jo shumë kohë më parë përmes publikimit të një videoje ku ata paraqiten në një makinë duke i kënduar dashurisë me këngën „Dua një vajzë shqiptare që ta marr për nuse“.
„Që nga ai moment janë shtuar ndjekësit tanë nga Kosova, Gjermania dhe Zvicra. Shumica janë të moshës së re dhe sot na njohin shumë njerëz“, tregojnë ata për famën e tyre virtuale që po i ndjek tani edhe në jetën reale, ku shumë ndjekës i ndalin në rrugë dhe ju kërkojnë foto.
„Ata janë të lumtur që na shohin kur ne flasim normalisht me njerëz dhe na thonë për fat të mirë ju keni qëndruar me këmbë në tokë“.
Aktualisht ata janë çifti më i njohur i Zvicrës lindore dhe për jetën e tye të hareshme kanë shkruar shumë media zvicerane.
„Shumë nga fansat tanë na kërkojnë foto dhe ne me dëshirë bëjmë fotografi me përcjellësit tanë kur i takojmë në qytet. Ndërmjet nesh nuk ka sekrete, ne jemi edhe në jetën e përditshme kështu dhe kujdesemi që dashuria mes nesh të jetë gjithnjë e freskët“, thonë ata.
Xhemi është një djalë 24 vjeç me profesion polimekanik që ka lindur në qytetin lundor të Zvicrës. Ai është me prejardhje nga Shkupi dhe ka hobi motoçiklizmin. Gruaja e tij Megi është me profesion flokëtare, ajo ka lindur po ashtu në Zvicër, në qytetin Altstätten, dhe vjen nga Lugina e Preshevës. Familja e tyre së shpejti do të rritet dhe ata këtë gëzim nuk kanë hezituar ta ndajnë me të tjerët në rrjetet sociale.
„Fotoja që më së shumti ka zgjuar interesim te përcjellësit tanë por edhe të mediave zvicerane, është fotoja e shtatëzanisë“.
Në këtë fotografi Xhemi i ka shkruar Megit se është burri më i lumtur në botë me gruan që di të jetë edhe shoqja më e mirë që e kupton dhe mbështet kado që ai sillet. „Në çdo scheiss“ siç shkruan ai.
Për lajmin e gëzueshëm të shtatëzanisë, Xhemi i shkruan gruas së tij: „Kur nga dashuria lind një jetë e re, atëherë duhet caktuar një emër“.
Emri dhe atraksioni i ri i ndjekësve mr dhe mrs Aliu do ta vijë në këtë jetë të hareshme të çiftit të ri, nga mesi i pushimeve verore.
Familja do të rritet
Familja e tyre së shpejti do të rritet dhe ata këtë gëzim nuk kanë hezituar ta ndajnë me të tjerët në rrjetet sociale. „Fotoja që më së shumti ka zgjuar interesim te përcjellësit tanë por edhe të mediave zvicerane, është fotoja e shtatëzanisë“.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri