Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë të vaksinuar në Shqipëri
Mbi 1 milion e 300 mijë vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë, por sërish nuk mjafton sipas ministres së Shëndetësisë, e cila apelon për ndërgjegjësim më të madh. Apeli erdhi nga qendrat shëndetësore verore, të cilat sipas saj kanë ulur fluksin e qytetarëve në spitale me shërbimet që ofrojnë.
“Në Shqipëri kemi 1.8 milionë doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme, të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera. Në tërësi janë kryer mbi 1 milion e 300 mijë vaksinime, por nuk mjafton se duhet të rrisim sa më shumë mbulesën vaksinale”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike./A2
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










