Kosova
Mbështetja e Zvicrës për punësimin e grave amvise në Kosovë
Punësimi i grave amvise në Kosovë është një kategori thuajse e harruar nga politikat e Kosovës. Mbështjetja e vazhdueshme e Zvicrës dhe mundësia e kyçjes në një marrëdhënie pune, ka ndikuar pozitivisht te gratë amvise në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Në tregun kosovar të punës gratë ende kanë një shkallë shumë të ulët të përfaqësimit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për Zvicrën që grave t’ua lehtësojë qasjen në tregun e punës dhe t’i promovojë ato vazhdimisht. Rreth 60% e grave të punësuara janë aktive në tregtinë me pakicë. Për këtë arsye, Zvicra e mbështet këtë sektor në përpunimin e ofertave për trajnime të mëtutjeshme për menaxhmentin e mesëm, në mënyrë që të përmirësohen shanset e grave për pozita më të larta”, shprehet për albinfo.ch ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Ambasada e Zvicrës thekson se tani për tani po trajnon 700 gra në sektorin e bukës dhe ëmbëlsirave, që këto gra të kenë një marrëdhënie pune.
“Ne gjithashtu po e mbështesim trajnimin e 700 grave në sektorin e ëmbëlsirave dhe bukës, në mënyrë që ato të mund të hapin ose të zgjerojnë një biznes. Gratë po mbështeten edhe në sektorin bujqësor, siç është prodhimi i bimëve shëruese dhe aromatike. Si rezultat i mbështetjes zvicerane 1,436 gra kanë gjetur një punë të re në katër vjetët e fundit. Për t’i luftuar paragjykimet dhe stereotipet mbizotëruese në shoqëri, Zvicra ka zhvilluar edhe një fushatë vetëdijesuese për ta promovuar arsimimin e vajzave”, tha Kolly. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









