Lajme
Mbërrijnë në Itali tekstet plotësuese të mësimdhënies në diasporë
Mbërrijnë në Itali tekstet plotësuese në ndihmë të mësimdhënies në diasporë, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Botimet dygjuhëshe të QBD-së: “Tregime të moçme shqiptare”, “Hirushja – Pinoku”, “Piter Pani – Bukuroshja e fjetur”, “ Rosaku i shëmtuar – Kësulëkuqja”, “E bukura dhe Bisha – Ujku dhe 7 kecat”, “Sirena e vogël – Udhëtimet e Guliverit”, “Libri i xhunglës – 3 derrkucët”, “Ushtari prej plumbi – Borëbardha”, revista letrare “Letra nga Diaspora” ), si dhe materialet didaktike (loja didaktike “Mos u nxeh”: Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër) janë tashmë pjesë e shkollave të mësimit të gjuhës shqipe në Itali.
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali, znj. Ariana Kosova, e cila falënderon drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa dhe përgjegjësen e Sektorit të Botimit, znj. Fabjola Caushaj, për mbështetjen dhe për punën e bërë me tekstet për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
“Kjo është dhurata më e bukur që mund të merrnim për festat e fundvitit”, shprehet ajo.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











