Shqipëria
Mashtrimi i emigrantëve me policat e sigurimit
Në Itali shiten siguracione të falsifikuara që nuk janë të vlefshme në Shqipëri
Me shtimin e numrit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri po vërehen dhe abuzimet e para me policinë e sigurimit kufitar të automjeteve.
Në Itali shiten siguracione të falsifikuara që nuk janë të vlefshme në Shqipëri.
Policia shqiptare thotë se rastet deri tani kanë qenë sporadike, por me rritjen e fluksit në ditët në vazhdim, shtohen mundësitë që qytetarët të bien pre e mashtrimeve.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja, të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar, transmeton TCH. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund te pajisesh me policat kufitare, përcjell albinfo.ch.
Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Sigurimi kufitar duhet të ketë numër unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














