Maqedonia
Maqedonia voton në zgjedhjet e shtata presidenciale
Sot, Maqedonia voton në zgjedhjet e shtata presidenciale që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Me votim të fshehtë në Kuvend u zgjodh vetëm presidenti i parë i shtetit dhe që atëherë kreu i shtetit zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 1994, në zgjedhje dolën vetëm dy kandidatë kurse në zgjedhjet e radhës, pesë vjet më vonë, në garën parazgjedhore, votuesit zgjodhën midis gjashtë kandidatëve. Në zgjedhjet e treta të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2004, morën pjesë katër kandidatë kurse në vitin 2009, ishin shtatë kandidatë. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 ishin të ngjashme me tani, pasi janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Atëherë ishin katër kandidatë kurse në zgjedhjet e fundit presidenciale, zgjedhja ishte mes tre kandidatëve.
Në katër proceset e fundit zgjedhore, presidenti është zgjedhur në raundin e dytë të zgjedhjeve. Mbetet obligimi që të paktën 40% e votuesve të regjistruar të dalin në zgjedhje, përkatësisht të përmbushet pragu. Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, me 42,61% të votuesve të regjistruar. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në zgjedhjet e para të pas pavarësisë, në vitin 1994, kur 77.4 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









