Maqedonia
Maqedonia e Veriut, vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor
Sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP)
Sipas raporteve të fundit, Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP), përcjell albinfo.ch.
Indeksi i Maqedonisë së Veriut është rritur për 11 pikë, dhe shteti është në vendin e 40-të në botë, përderisa në vendin e parë në botë është Islanda, ndërsa në vendin e 163-të të fundit gjendet Afganistani.
Pas Maqedonisë së Veriut janë Serbia (në vendin 44), Shqipëria (në vendin 48), Mali i Zi (në vendin 51), Bosnja e Hercegovina (vendi 72) dhe në vendin 80 nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjendet Kosova.
Sipas Institutit, pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor shënojnë progres në situatën për paqe, siguri dhe stabilitet të brendshëm.
IEP rangoi 163 vende të pavarura dhe territore në botë, duke e vlerësuar situatën e paqes në ato vende në publikimin e “Indeksit të paqes” (Peace index) për vitin 2021.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












