Lajme
Maqedoni: Më 8 shkurt nënshkruhet marrëveshja për vaksinën kineze
Maqedonia e Veriut të hënën (08 shkurt) nënshkruan marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën ka bërë të ditur edhe metodologjinë e vaksinimit të popullatës, por pa saktësuar se kur mund të arrijnë dozat e para të vaksinës kineze.
“Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në një konferencë për media në Shkup, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas planit të Ministrisë, në fazën e dytë do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç, ata të moshës nga 18 deri 64 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, si dhe punonjësit e institucioneve arsimore dhe në kopshte të fëmijëve.
“Imunizimi është arma më e fuqishme në luftën kundër virusit. Por, duhet të respektohen masat tjera shëndetësore nga ana e qytetarëve, si mbajtja e maskës, distanca fizike, të cilat së bashku me vaksinimin do të mundësojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19 dhe kapërcimin e pandemisë”, ka deklaruar Filipçe.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 8 viktima të reja nga koronavirusi, 404 të infektuar si dhe 101 të shëruar.
Të dhënat i referohen testimit të 2,727 mostrave. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 94.599 persona prej tyre; 83.735 janë shëruar, 2.916 persona kanë humbur jetën ndërsa 7.948 persona ende janë aktiv me COVID-19.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













