Lajme

Maqedoni: Krijohet ueb-faqe, ku qytetarët do të paraqesin kërkesën për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore është duke përgatitur një ueb-faqe, nëpërmjet së cilës qytetarët do të mund të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është në rrjedhë formimi i një faqe uebi, në të cilën do të mund të paraqiten qytetarët për imunizim, raporton Alsat M, përcjell Albinfo.ch.

Vaksinat e para që priten të arrijnë në Maqedoni të Veriut do të jenë ato kineze, ndërkaq të parët që do ta pranojnë atë janë personeli mjekësor që gjenden në vijën e parë të frontit për luftimin e pandemisë së Covid-19.

Gjithashtu do të vaksinohet edhe personat e kategorive të rrezikuara, të cilat do të definohen nëpërmjet sistemit “Termini im”.