Lajme
Maqedoni e Veriut: Qytetarët kursyen gjatë pandemisë
Pandemia e koronavirusit ka bërë që kursimet në Maqedoninë e Veriut të shënojnë nivele rekorde. Sipas të dhënave të Bankës Popullore më 2020, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kursyer më shumë se 200 milionë euro. Ndërkaq, depozitat e kompanive, po këtë vit, janë rritur për 180 milionë euro.
Në total, kursimet e qytetarëve dhe kompanive janë shtatë miliardë euro.
Qytetarët kanë të kursyera afro pesë miliardë euro nëpër bankat komerciale, ndërkaq korporatat dhe klientët e tyre kanë të ruajtur mbi dy miliardë.
Ish-guvernatori i Bankës Popullore, Lube Trpevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza e pandemisë së koronavirusit, ka bërë që qytetarët të kursejnë më shumë e të shpenzojnë më pak, për shkak të perspektivës së pasigurt, përcjell Albinfo.ch.
Ai thotë se bizneset, po ashtu për shkak të pasigurisë, kanë hezituar që në këtë kohë pandemie, të investojnë në zgjerimin e bizneseve të tyre.
“Tendenca e popullatës për të shpenzuar është zvogëluar në mënyrë drastike, si rrjedhojë e krizës së pandemisë. Atë pjesë të mjeteve që kanë menduar ta shpenzojnë, tani qytetarët po e kursejnë në banka. Kjo dukuri është në mbarë botën dhe jo vetëm te ne, prandaj kundrejt shtypjes së konsiderueshme të monedhave nga ana e bankave qendrore, nuk ka inflacion pasi popullata nuk po shpenzon”, deklaron Trpevski.
Por, pandemia ka thelluar krizën financiare, duke bërë që të rriten kërkesat për marrjen e kredive për amvisëri. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, për 224 milionë euro janë rritur kreditë konsumatore në sektorin e amvisërisë.
Zdravko Savevski nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare, gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia ka shpërfaqur më shumë hendekun mes dy kategorive të qytetarëve, të atyre që kanë të ardhura të sigurta edhe në kohë pandemie dhe kategorisë së ndjeshme sociale, ku qytetarët, përmes kredive synojnë të sigurojnë mbijetesën.
“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike edhe më shumë po thellohet hendeku në mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë para, pasi një pjesë e popullatës edhe më shumë po zhytet në kredi, ndërkaq një pjesë të vogël të shoqërisë edhe më shumë po i koncentrohet kapitali, dukuri kjo e kapitalizmit që më shumë vjen në shprehje gjatë krizave”, deklaron Savevski.
Sipas tij, problematike është koncentrimi i pasurisë te një grup i vogël i qytetarëve, të cilët kursimet i nxjerrin jashtë vendit dhe të njëjtat më pas i sjellin në shtet si investime të huaja, duke shfrytëzuar, siç thotë Savevski, privilegjeve nga shteti, gjë që sipas tij, edhe më shumë e thellon hendekun social.
Ndërkaq, ligjëruesi në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, Alaudin Zeqiri thotë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut nuk ka karakter të produktivitetit ekonomik, prandaj sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve janë të varur nga kreditë që marrin në bankat që operojnë në shtet.
“Në momentin që ke një ekonomi sociale, pra me karakter social, imagjinoni se sa mund të jetë dhe baza e kapitalit te shtresa e ulët”, thotë ai.
Në Maqedoninë e Veriut për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, bankat anuluan pagesat e kësteve të kredive për gjashtë muaj për një pjesë të qytetarëve, por këto institucione financiare thonë se pas skadimit të këtij afati, qytetarët kanë pasur probleme që t’i paguajnë këstet.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














