Lajme
Maqedoni e Veriut: Propozohet test PCR për disa shtete të rajonit
Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar Qeverisë masa kundër koronavirusit për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi. Komisioni kërkon që qytetarët e shteteve të lartpërmendura të kenë PCR test negativ jo më te vjetër se 72 orë nëse duan të hynë në Maqedoni të Veriut.
Mirëpo, për këtë kërkesë akoma nuk ka vendim të Qeverisë.
“Propozimin e Komisionit do ta shqyrtojmë në momentin e parë në Qeveri dhe do të sjellim vendimin e duhur”- deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se prapa këtij propozimi nuk fshihen qëllime politike dhe se nuk bëhet presion ndaj Greqisë për të heq izolimin për shtetasit tanë.
“Nuk besoj se neve mund t’i bëjmë presion ndonjë vendi, aq sa ndonjë vend nuk mund të na bëj presion ndaj ne. Këto masa i kemi në bazë të informacioneve që i marrim nga këto vende ku gjendja është shumë më keq se në vendin tonë”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë./Alsat-m
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











