CH-Ballkani
Maqedoni: Dëmtohet prestigji i BE-së për “menaxhimin e pafat të krizës
“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se kriza e thellë politike në Maqedoni nuk e ka shkatërruar vetëm legjitimitetin e elitave politike të brendshme dhe të besimit në institucionet shtetërore, por edhe prestigjin e BE-së për “menaxhimin e pafat të krizës”.
“Se zbatimi i Marrëveshjes Przinodo të jetë një detyrë e rëndë që kërkon ndërmjetësues të fortë, duket se nuk është kuptuar në Bruksel. Në vend të kësaj, puna u la në duart e një parlamentari në pension i të Gjelbërve nga Belgjika, i cili pa sukses iku në mars.
Tani Berlini ka vendosur të dërgojë një të dërguar të posaçëm për të menaxhuar krizën në Maqedoni.
Është në lidhje me Johannes Hajndl, ambasador në Vjenë, i cili javën e kaluar erdhi për të diskutuar në Shkup.
Gjermania për disa vjet është duke u përpjekur në Ballkan për të mbushur hapat e Shteteve të Bashkuara, në vendet ku BE-ja nuk arrin të imponojë konceptin e saj të ‘stabilizimit të rajonit”.
“Kriza në Maqedoni çoi në mobilizimin e lëvizjeve të shoqërisë civile. Ky është një zhvillim i ri, për shkak se deri më tani për “shoqërinë civile” thuhej është e financuar nga jashtë. Për muaj të tërë janë mbajtur protesta dhe ngjarje që kërkojnë të ndiqet penalisht Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.
Skandali i amnistisë nga Presidenti Gjorge Ivanov çoi në mobilizimin shtesë. (…)
Në kryeqytet protestuesit sulmuan fasadat dhe monumente e bëra nga regjimi i Gruevskit.
Aktivisti Xhabir Deralla mbron këtë praktikë të protestave.
Deralla thotë se nuk janë monumente, por objekte të cilat shteti i ka vënë me paratë tona të vjedhura.
Kritikët besojnë se lëvizja duhet të sjellë ‘elita të reja’, sepse korrupsioni dhe sistemi i Gruevskit është para rënies.
Nëse kjo nuk ndodh pas rënies së qeverisë së Gruevskit, do të marrin pushtetin social demokratët.
Kjo do të ndodhë përmirësim gradual, por jo përmirësim të plotë. Dhe këta politikanë do të veprojnë në bazë të shoqërisë klienteliste, e cila përfshin korrupsionin dhe anashkalimin e ligjit, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje








