Maqedonia
Maqedoni: Çmimet rriten me shpejtësi
Në kohën e krizës financiare kur çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë fluturuar në qiell, rritja e pagave çalon. Së pari u rritën çmimet e burimeve të energjisë, si pasojë u rritën çmimet e transportit, shërbimeve dhe të produkteve ushqimore. Por tek në fund u rrit edhe paga minimale vitin që lamë pas për 2,800 denarë. Sivjet është paralajmëruar që nga muaji mars paga minimale të rritet edhe për 2,200 denarë, për të cilën do t’i gëzohen 80 mijë të punësuar në vend. Por, a është e mjaftueshme kjo rritje prej pak më shumë se 10% e pagës kur e dimë se çmimet e ushqimeve janë rritur mbi 30%, duke arritur 52 mijë denarë shporta konsumatorë, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
“Paga minimale në vitin 2016 ishte 10,080 denarë, në dy vitet e ardhshme u rrit për 20%. Ndërsa në vitin 2020 paga minimale arriti në 14,500 denarë, e cila pas një viti u rrit edhe me 5%. Në vitin 2022 paga minimale u bë 18,000 denarë, kurse nga muaji mars kjo pritet të rritet rreth 12% ose në 20,200 denarë”, deklaruan nga Qeveria e RMV-së.
Kujtojmë që vitin e kaluar kur paga minimale u rrit nga 15,200 në 18,000 denarë, Kuvendi votoi për tu zbatuar ndryshimet e Ligjit për page minimale. Shteti ndau 939.645.000 denarë nga Buxheti i RMV-së për të mbuluar diferencën totale të pagesë minimale për 10 muajt e 2022-ës. Për rritjen e re sivjet, autoritetet akoma nuk kanë bërë të ditur se sa do të kontribuojë shteti. Ekspertët e ekonomisë thonë se paga minimale pritet t’i bëj shtytje edhe paga mesatare në të gjitha sektorët publike dhe private.
“Duke pasur parasysh se vitin e kaluar kishim edhe rritje të inflacionit në anën e ofertës u paraqit nevoja të ekuilibrohet edhe në pagën minimale. A është përqindje e mjaftueshme që ti mbuloj të gjitha rritjet e kostove të jetesës është relative por gjithsesi nuk është e mjaftueshme. Çdo rritje e pagës është e mirëseardhur por sa kjo do të mund të plotësoj gjitha nevojat e njerëzve është problematike. E dimë se njerëzit kanë shpenzime shumë më të larta se sa të ardhurat në buxhetin familjarë”, tha Shenaj Haxhimustafa, Eksperte e ekonomisë
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









