Lajme
Mandl kërkon mbështetje për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin Evropian
Ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave
Mësohet se eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përmes një postimi në profilin e tij në “X”, ka dhënë disa informata mbi zgjedhjet që do të mbahen në Parlamentin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ai në postimin e tij thotë se të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeç, që janë banorë të Austrisë apo vendeve të Bashkimit Evropian, mund të regjistrohen për të votuar për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Evropian.
Pa dyshim se ai ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave.
“Kushdo qoftë me seli në Austri, shtetas i një prej 26 shteteve të tjera anëtare të Bashkimi Evropian, mbi 16 vjeç, mund të regjistrohet për të votuar për 20 përfaqësuesit austriakë në Parlamentin Evropian. Regjistrimi do të jetë i hapur deri në mes të marsit”, ka njoftuar ai.
Shqiptarët që dëshirojnë ta votojnë Mandl, mund të gjejnë informata më të detajuara duke klikuar mbi këtë link.
Mandl njihet si ndër deputetët që vazhdimisht ka lobuar për proceset integruese të Kosovës. Ai ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.
Eurodeputeti Mandl para disa ditësh ka dhënë edhe një deklaratë sa u përket raporteve Kosovë – Serbi, duke thënë se regjimi i Vuçiqit duhet ta ketë të qartë se njerëzit në Kosovë nuk mund të provokohen.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë planifikuar të mbahen nga 6 deri më 9 qershor 2024. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në vitin 1979 dhe zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe.
Ndryshe, këto zgjedhje pritet të jenë një nga më të diskutueshmet në historinë e Parlamentit Evropian, duke pasur parasysh rritjen e partive të djathta ekstreme bazuar në sondazhe.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










