Kosova
Malli për vendlindjen, pritje nga 10 e 12 orë
Mërgimtarët kanë pritur në kufi me orë të tëra për të vizituar familjet e tyre në Kosovë
Si çdo vit edhe kësaj here bashkatdhetarë të shumtë që ia mësynë Kosovës, për festa të fundvitit, u ballafaquan me pritje të gjata nëpër pika kufitare.
Përkundër pandemisë dhe pritjeve nëpër kufij të shteteve të ndryshme, sidomos Hungari-Serbi, deri në 12 orë, thonë se me këtë janë mësuar tashmë, shkruan koha.net.
Por, të dielën, në hyrjen nga Serbia në Kosovë, në kalimin kufitar në Merdar, nuk kishte pritje të gjata, përcjell albinfo.ch.
Nga Zvicra për në Kosovë ka udhëtuar edhe Zyber Ejupi, për të cilin rruga ishte mjaft e mundimshme dhe e gjatë.
Ejupi në kufirin Slloveni-Kroaci ka pritur 12 orë, ndërsa Kroaci-Serbi 10 orë.
“Rruga ka qenë shumë e gjatë, pritjet kanë qenë shumë të gjata nëpër kufij të ndryshëm, por jo edhe në hyrje të Kosovës, që kemi pritur diku rreth 20 minuta, por qëndrimi në Kosovë na bën ta harrojmë lodhjen dhe maltretimin e rrugës”, ka thënë Ejupi.
Por, gjendjen me pandeminë, Ejupi e vlerëson të njëjtë si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë. “Gjendja është e njëjtë, nuk po frikësohemi, por është mirë të ruhemi nga pak”, ka shtuar ai.
Me telashe të njëjta janë ballafaquar edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë.
Petrit Kajolli nga ora 9 e mbrëmjes deri në 4 mëngjes kishte pritur në hyrje të Hungarisë.
“Kemi pritur mjaft shumë, por kjo është bërë e zakonshme”, thotë Kajolli. “Pandemia na i ka përzier pak punët, por erdhëm pak për vizitë te familjarët”.
Edhe Bujar Nejza ka pritur gjatë në kufirin Hungari-Serbi, më shumë se 5 orë.
“Në Hungari kemi pritur shumë, megjithatë nga Serbia deri në Kosovë kemi ardhur mirë, ne jemi testuar për koronavirus dhe neve përsëri na duhet të testohemi dhe të izolohemi kur të arrijmë përsëri në Gjermani”, thotë ai.
Nga Gjermania në Kosovë për vizitë familjarëve ka ardhur edhe Sahit Kryeziu. Ai thotë se kanë qëndruar një vit e gjysmë pa ardhur në Kosovë, por rreziku nga virusi është prezent gjithandej.
“Kemi qëndruar shumë kohë pa ardhur, megjithatë pandemia e ka kapluar gjithë boten, mbyllë jemi në Gjermani, mbyllë do të qëndrojmë edhe në Kosovë”, thotë ai.
Por, përkundër që këto shtete kërkojnë nga qytetarët e tyre që të testohen dhe të izolohen 10 ditë pas kthimit nga Kosova, vetë Kosova nuk e aplikon një gjë të tillë.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ. Ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër Mesazh paqeje, solidariteti dhe urimi për besimtarët shqiptarë në Zvicër me rastin e Kurban-Bajramit 2026... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














