Kalendari

Së shpejti vjen turniri “Malësia Cup 2015”

Turniri "Malësia Cup", që tashmë është bërë tradicional do të mbahet më 6, 7 dhe 8 shkurt, në Stadthalle Dietikon të Cyrihut

“Malësia Cup 2015”, për tri ditë me radhë  do të  bëjë bashkë sërish në palestrën e sporteve “Dietikon” më shumë se 60 skuadra dhe qindra futbollistë nga Zvicra, Gjermania,Franca, Austria, Italia dhe Norvegjia.
Turniri “Malësia Cup”, që tashmë është bërë tradicional do të mbahet më 6, 7 dhe 8 shkurt, në Stadthalle Dietikon të Cyrihut.
Edhe këtë vit nuk do të mungojnë shpërblimet për më të mirët e turnirit dhe atmosefera festive.
Prej dhjetë vitesh, diaspora kosovare organizon në Dietikon të Cyrihut turneun e futbollit të sallës “Malësia Cup”. Në krye të këtij organizimi është agjencia e udhëtimeve “Malësia Reisen”, respektivisht pronari i saj Rrustem Aliaj.
Më shumë informacione: http://www.malesiacup.ch/