Lajme
Makina përplaset me turmën e karnavaleve në Belgjikë, të paktën 4 të vdekur
Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën të dielën, kur një makinë goditi disa njerëz që prisnin të merrnin pjesë në një karnaval në qytetin belg Strépy-Bracquegnies, 50 kilometra në jug të Brukselit.
Një fëmijë është në mesin e atyre që kanë vdekur dhe 12 persona janë plagosur rëndë, sipas Jacques Gobert, kryebashkiak i qytetit fqinj La Louviere. Njëzet të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit (me orën lokale), gjatë një ceremonie tradicionale të karnavaleve herët në mëngjes.
“Një makinë lëvizi nga mbrapa me shpejtësi të madhe. Dhe, ne kemi disa dhjetëra të plagosur dhe, për fat të keq, disa njerëz që janë vrarë”, i tha Gobert transmetuesit shtetëror RTBF, përcjell Albinfo.ch.
“Shoferi u përgjua teksa tentoi të largohej”, shtoi kryebashkiaku.
Nuk dihen ende shkaqet e incidentit apo nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm.
Gazeta lokale e lajmeve Bel RTL citoi Gobert të thoshte se rreth 150 njerëz ishin mbledhur për t’u përgatitur për paradën vjetore folklorike, duke përfshirë kostume dhe bateri.
Forcat e para janë në vendngjarje dhe qyteti ka vënë në punë planin e tij të emergjencës.
Shumë prej të plagosurve janë dërguar në një spital në La Louviere, i cili tani është në fazën e alarmit, raportoi Bel RTL.
Mjekët janë thirrur dhe të paktën katër persona po trajtoheshin në njësinë e kujdesit intensiv (ICU), shtoi ai.
Gazetari i Bel RTL Fabrice Collignon ishte mes atyre që dëshmuan ngjarjen.
“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe…dhe makina hyri në grupin e njerëzve”, tha ai.
“Është një skenë që nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja në jetën time”, tha Collignon, duke shtuar se “kishte muzikë dhe buzëqeshje dhe 3 sekonda më vonë, kishte njerëz që bërtisnin”.
Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.
“Ajo që supozohej të ishte një festë e madhe, u shndërrua në një tragjedi. Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, tha ajo në një postim në Twitter.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












