Sport
Majlinda e artë nderohet nga shqiptarët si heroinë
Majlindën e ka uruar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Rio. Veç tij, urime Majlindës dhe Kosovës i kanë ardhur edhe nga politikanët e Tiranës. Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është gëzuar shumë fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio2016. Kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha e uruan xhudisten nga Kosova
https://www.youtube.com/watch?v=OABwId2nuG0
Fitorja historike që ka realizuar sot Majlinda Kelmendi dukeu stolisur me medaljen e artë olimpike ka bërë të ndjehen të nderuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo janë.
Edhe politikanët me këtë rast kanë uruar Majlindën për suksesi e madh. Në mesin e tyre është edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Rio duke ndjekur olimpiadën.
Po ashtu edhekryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është gëzuar shumë fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio2016.
“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë. Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim. T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik. Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Veç tyre urime Majlindës dhe Kosovës i kanë ardhur edhe nga politikanët e Tiranës. Kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha e uruan xhudisten nga Kosova për suksesin e arritur.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se suksesi i sportistes Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rios, ku ajo mori medaljen e artë në sportin e xhudos, personifikon suksesin ndërkombëtar të Kosovës. “Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari. Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kreu i Shtetit të Kosovës nga Rio, ku ndodhet për të ndjekur ekipin olimpik.
Majlinda Kelmendi ka siguruar shpërblimin prej 100 mijë euro nga shteti i Kosovës. Arritja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, që është historike për Kosovën, do të shpërblehet me 100 mijë euro.
Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë, shkruan Lajmi.net. Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:
Lojërat Olimpike:
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











