Lajme
Majdanozi, i pasur me vlera ushqyese e kurative
Në gjendje të egër majdanozi është i përhapur në gjithë Evropën Jugore. Që nga Spanja deri në Gadishullin Ballkani, si dhe në bregdetin afrikan, zakonisht në vende shkëmbore dhe me hije.
Majdanozi në vendin tonë kultivohet kudo, por në sipërfaqe të kufizuar. Në vendin tonë majdanozi përdoret kryesisht si erëz. Atij i përdoren gjethet, fruta, rrënjët si dhe farërat.
Kohët e fundit ai ka filluar të përdoret edhe si mjet për kurimin e disa sëmundjeve.
Majdanozi ka përmbajtje të pasur kimike dhe të shumëllojtë. Përmban proteina, karbohidrate, yndyrna, lëndë minerale, vitamina. Në frutë-rrënjorin dhe në gjethet e magdanozit gjenden sasi glukoze, saharoze dhe fruktoze.
Majdanozi është relativisht i varfër në celulozë. Për këtë mund të përdoret në ushqimin dietik të disa sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut. Në të cilat sasia e madhe e celulozës vështirëson asimilimin e ushqimeve.
Nga studimet rezulton se majdanozi përmban sasira më të mëdha proteinash në krahasim me kulturat e tjera të familjes ombrellore (selino, kopër, karotë, etj).
Proteinat e magdanozit janë të tretshme në ujë dhe të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Në përbërjen e proteinave janë përcaktuar këto aminoacide: glutamina, arginina, prolina, lizina, serina, treonina, tirozina, triptofani, etj. Disa prej tyre janë aminoacide të pazëvendësueshme për organizmin e njeriut.
Majdanozi është mjaft i pasur në vajëra eterike, që në farërat arrijnë 2,7 përqind. Magdanozi ka përmbajtje të pasur kripërash minerale. Gjethet e tij të freskëta përmbajnë vitamina dhe provitamina. Veçanërisht shumë vitamina C, provitaminë A, vitamina E, si dhe vitamina B5, B6, P. Sipas disa autorëve 30 gram gjethe magdanozi plotësojnë nevojën ditore të organizmit me vitamina C dhe B6.
Gjethet përmbajnë sasi të konsiderueshme klorofil, prandaj, po të përdoren sistematikisht, shtojnë sasinë e hemoglobinës në gjak.
Majdanozi në mjekësi
Në mjekësinë popullore majdanozi përdoret për kurimin e disa sëmundjeve. Ai përdoret si mjet për të larguar gazrat. Që në kohët e lashta është përdorur si diuretik (shton urinimin). Veçanërisht vepron çaji i përgatitur nga farërat e majdanozit.
Rrezultate të mira janë arritur edhe për kurimin e disa sëmundj eve të brendshme, si p.sh. të cirozës hepatike. Në këto raste të sëmurëve u jepet çaji i pregatitur nga gjethet ose rrënjët e magdanozit në raport 1:10.
Majdanozi përdoret si ilaçi më i mirë për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Mjaft autorë e kanë quajtur “fjala e fundit e shkencës kundër hipertonisë”. Janë pregatitur ilaçe nga gjethet e freskëta, me të cilat mjekohen çrregullimet në veprimtarinë e zemrës në të sëmurë me hipertoni.
Është vërtetuar se majdanozi përforcon veprimtarinë e zemrës, shton forcën e muskujve të zemrës dhe përmirëson përçueshmërinë e saj.
Ka aftësi të ulë tonusin e rritur të muskulaturës së lëmuar të organizmit dhe të përdoret edhe për të kuruar disa lloje shqetësimesh të rrugëve biliare (temthit), koleçistit, etj.
Së fundi mund te permendim se lëngu i majdanozit shërben dhe për zhdukjen e puçrave që u dalin të rinjve në fytyrë.
Majdanozin është mirë ta konsumojmë gjatë gjithë vitit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









