Lajme
Macron kërkon reformim të Shengenit
Presidenti francez i rikthehet çështjes së emigracionit dhe kërkon reformim të Shengenit për të fuqizuar sovranitetin e BE-së.
Kreu i Elizesë, gjithashtu kryesues i presidencës së radhës së bllokut, tha se zona e lëvizjes së lirë, ashtu si eurozona, duhet të ketë udhëheqje politike, përmes takimeve të rregullta ministeriale që mund të nisin nga muaji i ardhshëm.
Duke folur për Ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të Unionit, Macron tha se politikat e emigracionit duhet të diskutohen brenda një organizmi politik, të cilin e pagëzoi si Këshilli i Shengenit.
Ky organizëm, sipas tij, do të ndihmojë në marrjen e vendimeve të përbashkëta dhe lehtësimin e koordinimit në kohë krize.
“Përballë sfidave të shumta bashkë me kolegët e mi, kemi vendosur ta bëjmë reformimin e zonës Shengen dhe marrjen në kontroll të kufijve tanë, një prioritet të presidencës së radhës së BE-së. Këshilli i Shengenit mund të bëhet fytyra e një Europe të fortë që mbron kufijtë dhe fatin e saj. Nuk mund të ketë liri lëvizjeje nëse ne nuk kontrollojmë kufijtë e jashtëm”, deklaroi Macron, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Zona Shengen përbëhet nga 26 shtete anëtare përfshirë Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Gjatë pandemisë, shumë prej vendeve të bllokut rikthyen kontrollet në kufi, përkundër politikës për lëvizje të lirë, e cila qëndron në zemër të unionit. Macron tha gjithashtu se do të krijojë një forcë të reagimit të shpejtë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve në rastin e një vale emigracioni.
Kreu i Elizesë kërkon të nxisë një rikonceptim të procesit të azilit në bllok.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









