Lajme
Macron flet për disfatën e Rusisë

Emmanuel Macron ka deklaruar se Rusia tashmë ka pësuar “një disfatë gjeopolitike” në Ukrainë, sepse lufta ka shkaktuar një zgjerim të ri të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe ka çuar në një “formë vasaliteti ndaj Kinës”.
Në një intervistë për gazetën “L’Opinion”, Presidenti francez iu referua kësaj disfate nga pikëpamja gjeopolitike, pasi pushtimi i Ukrainës bëri që dy vende tradicionalisht neutrale, Suedia dhe Finlanda, të kërkojnë anëtarësimin e tyre në NATO, një fakt që e vështirësoi pozicionin rus në Balltiku, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, ai konsideroi me vendosmëri se Rusia “ka filluar në fakt një formë vasaliteti ndaj Kinës” dhe gjithashtu këmbënguli në disa raste se “Rusia nuk duhet ta fitojë luftën”.
Megjithatë, ai theksoi qëndrimin e tij të njohur se, pas luftës, Evropës do t’i duhet të ndërtojë një arkitekturë të re sigurie që “ndërton ekuilibra të qëndrueshëm”, duke garantuar sigurinë e Ukrainës, por pa kërkuar konfrontim me Rusinë.
“Për këtë, është e nevojshme të fillojmë të mendojmë për negociatat që do të duhet të fillojnë në mënyrë të pashmangshme”, tha Macron.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri