Lajme

Macron dhe Vuçiq sot bisedojnë për Kosovën dhe Ukrainën

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Francës, Emanuel Macron, do të bisedojnë pasdite, përcjell albinfo.ch.

Temat përfshijnë krizën në Evropën Lindore dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dialogun me Kosovën.

Në ditët e fundit, Macron ka marrë rolin e ndërmjetësit në përpjekje për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Macron ka biseduar dje në telefon me Vladimir Putin për gati dy orë dhe menjëherë më pas me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Mëngjesin e sotëm, zyra e Emanuel Macron njoftoi se ekziston mundësia e një takimi së shpejti midis Vladimir Putin dhe Joseph Biden me rastin e ngjarjeve në Ukrainë.