Ukraina
Lysynchansk, qyteti ukrainas për të cilin dy palët pretendojnë se e kanë nën kontroll
Qyteti ukrainas Lysynchansk në lindje të këtij vendi, është qendra e “pretendimeve”, ku të dyja palët ajo ukrainase dhe rusët po thonë se e kanë nën kontroll, shkruan BBC.
Ukraina pretendon se forcat e saj po pësojnë sulme të njëpasnjëshme, por këmbëngulin se qyteti akoma nuk është nën kontrollin e rusëve.
Në anën tjetër, separatistët prorusë thonë se me sukses kanë arritur të futen në qendrën e këtij qyteti. Mediat ruse shfaqin video të separatistëve apo të forcave ruse që pretendohet se patrullojnë rrugëve të qytetit.
Madje burimet “ruse”, kanë postuar në Twitter videon e flamurit sovjetik që është vendosur në ndërtesën e qendrës administrative të këtij qyteti, por BBC nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.
Që kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt, me pretendimin se dëshiron ta “demilitarizojë” Ukrainën, pasi i është afruar shumë NATO-s, mijëra civilëve dhe ushtarët janë vrarë dhe plagosur.
E vendet perëndimore i janë përgjigjur kërkesave të Ukrainës për sanksione kundër Rusisë, që kur ajo filloi pushtimin. Rusët kishin menduar se do të mund ta marrin nën kontroll Ukrainën, për pak ditë, por deri më tani nuk ka shenja se ia ka arritur qëllimit.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










