Sport
Luksi i Shaqirit, Xhakës & Co. në Kupën e Botës

Më 11 qershor të vitit të ardhshëm, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq dhe delegacioni i tij do të vendosin çadrat 1000 km në juglindje të Moskës, në qytetin me 700,000 banorë të Tolyatit, shkruan ‘Blick’.
Hoteli me katër yje “Tolyatti Resort” ndodhet direkt afër një plazhi me rërë të Vollgës, lumit më të gjatë në Evropë me 3530 km, përcjell albinfo.ch.
Zviceranët do të vendosen “Tolyatti Resort” gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Lojtarët do të kenë dhoma luksoze, me kushte shumë të mira, ku kompleksi i hotelit ka edhe një pishinë, një palestër, pesë sauna finlandeze dhe shumë gjëra të tjera.
Temperaturat janë ideale për trajnim: mesatarisht 18.9 gradë në muajin qershor, 20.8 gradë në korrik.
Me vetëm dhjetë minuta me autobus, Nati arrin në terrenin e trajnimit në stadiumin Torpedo.
Aeroporti “Kurumoch” i Samaras është 45 minuta me autobus nga hoteli i ekipit. Nga Samara, Nati fluturon në tri ndeshjet e tyre në grup. Kundër Brazilit, Zvicra luan në Rostov (kohës së fluturimit 1:35 orë) kundër Serbisë në Kaliningrad (2:45 orë) dhe kundër Kosta Rikës në Nizhny Novgorod (00:55 orë).
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor