E-Diaspora
Lugano pret duarhapur talentin Drilon Paçarizi
Thirrja në ekipin e FC Luganos nga presidenti dhe drejtori i klubit për Drilonin ishte e mirëseardhur andaj ai ka nënshkruar kontratën me FC Lugano më 5 qershor
Tashmë një profesionist i formuar, me një karrierë të ndërtuar mbi themele të forta, Drilon Paçarizi është kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv si një talent i lindur i cili posedon shkathtësi të dalluara për driblime dhe për shënim golash.
Ka lindur më 22 gusht 1989 në Dragobil Malishevë. Jeton me familjen e tij ne Gjenevë të Zvicrës, ka nënshtetësi të dyfishtë. Hapat e parë
si amator i ka filluar në shkollën e futbollit të Meyrinit prej nga pastaj vazhdoi të luajë ne ekipin e të rinjve të Servetit deri në fund të sezonit të vitit 2008. Pas kësaj kthehet dhe vazhdon të luaj në ekipin e Meyrinit dhe pas kërkesës së ekipit Etoile Carouge, huazohet nga Meyrini.
Kështu, nga qershori i vitit 2009 Driloni do të luaj në ekipin e Etoile Carouge, ekip ky që falë lojës së suksesshme të sulmuesit Drilon Paçarizi do të kalojë në Challenge League, e Driloni do të shënojë 21 gola për një sezon.
Talenti i tij si mesfushor i suksesshëm e tërheq vëmendjen e ekipit të Locarnos i cili e merr Drilonin duke i ofruar kushte të favorshme në qytetin e bukur të Locarnos, ku ai lidh një kontratë, nga fillimi i vitit 2012 deri në këtë vit.
Falë magjisë së tij në fushën e lojës, mesfushori ka tërhequr vëmendjen e skuadrave elitare zvicerane. Thirrja në ekipin e FC Luganos nga presidenti dhe drejtori i klubit të Luganos për Drilonin ishte e mirëseardhur andaj ai ka nënshkruar kontratën me FC Lugano më 5 qershor.
Se sa i mirëpritur ishte Driloni për klubin e tij të ri dëshmojnë edhe shkrimet afirmative në web faqen e FC Lugano, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës më 5 qershor, dhe në gazetën ditore „Corriere del Ticino“ me datën 6 qershor.
Gjatë sezonit që lamë pas, D. Paqarizi ishte aktiv në skuadrën e FC Locarno duke luajtur 75 lojëra ku ka realizuar 19 gola e 4 asistime sipas shkrimit të web faqes së FC Lugano. Kurse sezoni i ardhshëm do ta gjej talentin Drilon Paçarizi në ekipin e Luganos. Stafi teknik i klubit ka besim tek ai dhe kërkon me ngulm ta mbajë në gjirin e vet për shumë kohë.
Ne e takuam Drilonin në selinë e FC Lugano pasi kishte nënshkruar kontratën me përfaqësuesit zyrtarë të ekipit. Menaxherët që kishin marrë përsipër ta kenë në ekipin e FC Luganos kishin fjalë miradije për këtë talent te Futbollit. Ndjeheshin të lehtësuar dhe mjaft krenarë me talentin e ri me rrënjë nga Kosova.
Edhe mediet vendore i kushtuan një hapësirë në ballinat e publikimeve të tyre prezencës se Drilon Paçarizit ne hallën ku mbahej seanca për seleksionimin e talenteve.
Pos talentit të tij që spikat në fushë të gjelbër, Driloni tregon edhe vlera njerëzore dhe kombëtare. Ai na i shpalos pa hamendje rrënjët e tij shqiptare. I arsimuar në lëmin e biznesit menaxherial në Gjenevë, talenti nga Kosova në dilemën mes të menaxhmentit të bankave dhe futbollit ishte përcaktuar për këtë të dytin.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











