Lajme
Lufthansa do të punësojë 20 mijë punëtorë të rinj
Linja ajrore gjermane Lufthansa planifikon të punësojë 20 mijë punëtorë pas rimëkëmbjes së tregut të aviacionit nga pandemia e COVID-19, njoftoi kompania të hënën, përcjell albinfo.ch.
“Ne planifikojmë të krijojmë 20 mijë vende të reja pune në Evropë. Disa prej tyre janë punë krejtësisht të reja dhe disa prej tyre janë vende pune që kanë mbetur bosh gjatë pandemisë së koronavirusit,” njoftoi Lufthansa.
Kompania ajrore gjermane pushoi nga puna 30 mijë punonjës gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës së koronës. Gjatë pandemisë, Lufthansa mori ndihmë nga shteti, të cilën e ka kthyer plotësisht.
Në shtator të këtij viti, Lufthansa punësoi mbi 108 mijënjerëz në mbarë botën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










