Lajme
Lufta për shamitë myslimane në Bosnjë
Si përdoret «një argument i të drejtave të njeriut pikërisht nga ato forca politike, të cilat në vendet islamike janë në pushtet dhe janë ato që i shkelin me këmbë të drejtat e grave»
Nje demonstratë e grave islamiste ka ndezur në Sarajevë debatet lidhur me raportin në mes të shtetit dhe shoqërisë. Më 20 janar të këtij viti Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës pati vendosur që të mos lejohet bartja e simboleve fetare para gjyqit, shktruan taz.de, me penën e njohësit të shquar të rrethanave ballkanike, korrespondentit, Erich Rathfelder.
Dhe këtu hyjnë si mbulesat myslimane të kokës ashtu dhe kryqet e të krishterëve, gjë që kishte shkaktuar protesta të ashpra të bashkësisë islame. Kjo e fundit e quante këtë vendim «padrejtësi dhe diskriminim racist» ndaj grave myslimane.
Me moton «Hixhabi, e drejta ime, zgjedhja ime, jeta ime», pasditen e të dielës kanë marshuar mbi 2000 gra nëpër Sarajevë, transmeton albinfo.ch. Njëra ndër organizatoret kryesore, Dzevada Susko, drejtore e Institutit për Traditën Boshnjake, i sheh të shkelura të drejtat njerezore të grave islamike nga ky vendim i gjykatës me të lartë.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Rusica Jukiq, ka deklaruar në një intervistë dhënë gazetës “Oslobodjenje» se të gjitha palët që dalin para gjykatës duhet të jenë të identifkueshëm si persona të veçantë. Kjo vlen si për të akuzuarit, ashtu dhe për dëshmitarët, prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët. Prandaj, nuk bën të lejohet që gratë të paraqiten para gjyqit me mbulesë të plotë të të gjithë trupit.
Hixhabi, import arab
Kritike të tjera të grave islamiste tërheqin vërejtjen te fakti se mbulesa e kokës ose hixhabi është import nga hapësira arabe dhe si e tillë e pasqyron arabizimin e islamit tradicional boshnjak, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, demonstrueset e të dielës kanë kundërshtuar, duke thënë se sekularizimi i shtetit ka qenë rezultat i sistemit socialist nga viti 1945, në të cilin religjuoni ishte i shtypur.
Por orientalistja boshnjake që jeton në Francë, Jasna Samic në një prooncim për gazetën “Oslobodjenje” është shprehur e tronditur me faktin se si «një argument i të drejtave të njeriut përdoret pikërisht nga ato forca politike, të cilat në vendet islamike janë në pushtet dhe janë ato që i shkelin me këmbë të drejtat e grave».
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













