Sport
“Lufta” për “Këpucën e Artë”
Në vendin e parë ndodhet futbollisti i Francës, Antoine Griezmann, i cili është i vetmi që ka shënuar katër gola në 345 minuta lojë
Përveç faktit se në Kampionatin Evropian po zhvillohet një luftë e ashpër se kush do të fitojë titullin, një garë e veçantë dhe shumë interesante po zhvillohet edhe se kush do të jetë top-shënuesi i Evropianit në Francë, shkruan albinfo.ch.
Në vendin e parë ndodhet futbollisti i Francës, Antoine Griezmann, i cili është i vetmi që ka shënuar katër gola në 345 minuta lojë. Ai gjithashtu ka bërë dy asistime. Griezmann shënoi në ndeshjen e fundit me Islandën, kishte shënuar dy gola ndaj Irlandës dhe një ndaj Shqipërisë. Ai ka edhe dy asistime.
Në vendin e dytë është Olivier Giroud, i cili luajti katër ndeshje, duke realizuar tre gola, derisa tre gola ka realizuar edhe francezi tjetër Dimitri Payet. Dy francezët kanë bërë edhe nga dy asistime.
Gareth Bale ka shënuar tre gola, por mund të shënojë ende, pasi Uelli është kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Cristiano Ronaldon, i cili ka realizuar dy gola. Dy futbollistët e Realit janë në garë edhe për “Topin e Artë”. Alvaro Morata i Spanjës ka dy gola, por spanjollët janë eliminuar dhe nuk do të fitojë këtë çmim.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











