Sport
Lufta e 7-sheve
Finalja e Parisit do të jetë e veçantë, pasi është një garë në vete edhe për “Topin e Artë” me dy futbollistët që janë kandidat shumë serioz për këtë çmim
Rikthehet edhe një herë dueli shumë interesant ndërmjet dy yjeve botëror, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo. Kësaj radhe, dy futbollistët që mbanë në shpinë numrin 7, do të luajnë në finalen e Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Muaj më parë ishin ndeshur në finale të Ligës së Kampionëve, ku triumfoi Ronaldo, derisa Griezmann kishte humbur penalltinë. Finalja e Parisit do të jetë e veçantë, pasi është një garë në vete edhe për “Topin e Artë” me dy futbollistët që janë kandidat shumë serioz për këtë çmim.
Ronaldo ka fituar tre “Topa të artë” dhe në shënjestër ka vendosur të katërtin. Përballë tij Grizemann i cili në një kohë të shkurtër u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Atleticon, i cili në vitin e tij të parë me fanellën e Atletico Madrid arriti të shënonte 25 gola, ndërsa sezoni i dytë ishte me të vërtetë fantastik për Griezmann që arriti kuotën e 32 finalizimeve.
Me gjashtë gola të realizuar ai është edhe golashënuesi më i mirë i këtij evropiani. Gjashtë finalizime të Griezmann po aq sa ish-legjenda Thiery Henry, por më pak se një tjetër legjendë e futbollit francez Michel Platini dhe më e rëndësishmja ai ka shënuar sa dyfishin e rivalit të tij që në këtë rast është Ronaldo.
Betejë deri në minutën e fundit, do të jetë finalja e së dielës me tre herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili ende nuk e harruar finalen e humbur të vitit 2004 përballë Greqisë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










