Sport

Luan Krasniqi përkrah Arnold Gjergjajt

Boksieri më i mirë shqiptar deri më tani, Luan Krasniqi përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka përkrahur boksierin Arnold Gjergjaj që sonte do të ngjitet në ring përball ish kampionit të botës, David Haye. Krasniqi thotë se është e qartë se Arnoldi nuk konsiderohet si favorit, por në boks nuk ka disavantazh, raporton “albinfo.ch

“Të shtunën David Haye ngjitet sërish në ring. Kundërshtari i tij: Arnold Gjergjaj, deri më tash ika qenë  pamposhtur. E njoh Arnoldin dhe e mbështes fuqishëm. Ai mund të mos jetë favorit por në boks nuk ka disavantazhe”, ka shkruar në gjuhën gjermane dhe angleze, boksieri Luan Krasniqi.